Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arsyet pse u prishen Presidentja dhe Kryeministri/ Vjen lajmi i keq për Vjosa Osmanin

 
   

Duke komentuar përplasjen në distancë që ka shpërthyer mes presidentes së Republikës, Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, analisti Nexhat Haziri tregon arsyet pse sipas tij, tashmë janë prishur raportet mes presidentes dhe kryeministrit.

“Prishja e raporteve në mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që tashmë janë të dukshme, ka ardhur si rezultat e disa faktorëve. Faktori i parë që ka quar në prishje të raportëve është që presidentja është shndërruar në një partner të besueshëm për partnerët tanë ndërkombëtar, në veçanti atyre amerikan, një gjë që z. Kurti nuk mund ta kapërdi lehtë, pasi ai dëshiron që për gjithçka dhe në çdo kohë që epiqendra të jetë vetë. Divergjencat në mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti nuk kanë qenë vetëm në raport me aleatët tanë, por ato janë shfaqur edhe sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, shprehet Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, arsye tjetër e prishjes së raporteve është edhe ajo se Lista Guxo, tanimë nuk e ka fuqinë që e kishte dikur me Vjosën kryetare.

 Image
 Nexhat Haziri 
 

“Faktori i dytë është se z. Kurti është i vetëdijshëm se presidentja Osmani nuk mund më t’i sjellë atë kontingjent votash sikur nga ajo dehja e madhe kolektive e 14 shkurtit të vitit 2021 dhe se e ashtuquajtura Lista “Guxo” është e pafuqishme dhe gati inegzistente, pasi subjektet e tilla nuk mund të jenë jetëgjata, por janë vetëm për një përdorim”, deklaron Haziri.

Më tej, Haziri thotë se Donika Gërvalla ka filluar të marrë anën e kryeministrit Kurti.

“Dhe se kjo listë tashmë është inekzistente e vërtetojnë edhe vet eksponentët e saj si kryetarja Donika Gërvalla, e cila është edhe ministre e jashtme , që ka filluar t’ia kthejë shpinën presidentes Osmani, dhe duke marrë anë nga kryeministri Kurti, duke kalkuluar që të marrë ndonjë vend në listën e LVV-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme të cilat priten të mbahen në vjeshtën e sivjetme”.

“Dhe një rrugë si të znj. Gërvalla kanë filluar ta marrin edhe deputetët e tjerë nga Lista “Guxo” në kuvendin e Kosovës. Kështu që tashmë kryeministri Kurti nuk llogaritë në asgjë te presidentja Osmani , vetëm se e shehë si pengesë dhe në një koalicion të mundshëm më PDK-në në të ardhmen edhe mund t’ia shkurtojë mandatin Vjosa Osmanit si presidente e vendit”, përfundon Nexhat Haziri për “Bota sot”.