Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka folur rreth gjendjes në këtë sektor.
Ai tha se nafta në Gjilan po shitet me çmim më të lirë.
Sipas tij kjo i dëmton edhe importuesit e tjerë.
Berjani me këtë rast kërkon hetime nga ana e Prokurorisë.
“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë”, tha Berjani.
I pari i Shoqatës së Naftëtarëve ndër të tjera tha se është e pamundur që diku nafta të shihet 1 euro e 16 centë e diku 1 euro 33 centë.
“Këtu diçka nuk është në rregull. Tregu është i prishur sepse 33 kompani të naftës që janë në Gjilan, mund të them lirisht se janë afër falimentimit. Nuk kanë qarkullim”, shtoi ai.