Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhet skema, si shefi i sektorit të AMP bashkëpunonte me gazetarin për të denigruar drejtuesit e Policisë

Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP) kishin arritur të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.