Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Lëvizje të forta, ekonomia kryefjalë për këtë shenjë! Parashikimi i Horoskopit për muajin qershor nga Meri Gjini

Astrologia Meri Gjini ka qenë mëngjesin e sotëm në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ku ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin qershor.

Dashi
Është një muaj që duket sikur ndjesia kryesore është komunikimi. Nga data 1-7 komunikimi, lëvizjet, kontaktet, diskutimet janë ato që do ngjyrosin agjendën tuaj. Kujdes nga data 12-18 në takimet tuaja. Dielli do ketë intenferenca goxha të forta. Zhvillime të forta dhe zgjerime të rëndësishmne praktike do ketë nga data 17-26.

Demi
Marsi te vetja në datën 10 qershor. Ky mars do përballet me plutonin. Duhet të jenë të maturuar, pa i bërë presion situatave. Ata që presin propozime pune do e kenë periudhë shumë të rëndësishme. Periudha e demave nis në datën 26. Pjesa e parë e muajit ka vend për ngarkesa. Jupiteri te binjakët ndihmon në zgjerim ekonomik.

Binjakët
Janë kryefjala e muajit. E nisin muajin në diskutime të rëndësishme ne çështje personale dhe familjare. Propozime, takime, informacione që duhet t’i mernri në konsideratë. Mos i refuzoni menjëherë. Lëvizje shumë të rëndësishme që kanë nevojë për ndihmën e fatit janë në anën tuaj.

Gaforrja
Dy janë tematikat qendrore gjatë qershorit. Karriera për ata që bëjnë karrierë dhe puna për ata që shkojnë në punë. Që nga data 10 deri në datën 26 do kenë mundësi të rganizojnë lëvizje që do i nxjerrin në sipërfaqje në anën profesionale. Duhet të studioni me kujdes situatat emocionale. Duhet të jeni të emocionuar dhe të kujdesshëm në data 14-17. Vjeshtën do e nisin me Marsin te Gaforrja, që dmth nevojën për qartësim në drejtim të punës do e kenë shumë të fortë. Nga data 7-8 qershor nisin lëvizje të forta.

Luani
Ekonomia është kryefjala e muajit. Të pasurit në kontroll të situatave që kanë të bëjnë me portofolin dhe të menaxhuarit mirë situatat që lidhen me ekonominë. Në çdo moment dhe në çdo vend që e gjejnë veten, i shoqëron nevoja për të menduar për lekun. Periudha më e mirë për luanët është data 8-20.

Virgjëresha
Përsa i përket qershorit është vendosja e pikave mbi i. Marrje vendimesh, kontratash. çështje ligjore, firmosje. Mërkuri do jetë te binjakët, shumë e favorshme për virgjëreshën. Ujditë dhe vendosjet e rëndësishme me bashkëpuntoret duhet ta shohin me prioritet nga data 4 deri në datën 13. Por eliminoni diskutimet me epororët në datat 10-13. Mund të keni përplasje për të cilat nuk është aspak momenti.

Peshroja
Suksese dhe vlerësime në drejtim të punës, është ngjyrosja kryesore e këtij muaji deri në datën 11. Më pas do keni mundësira shumë të mira për të patur zhvillime pozitive në drejtim të dashurisë, por edhe për çështje ekonomike. Periudha për lëvizjet e tyre do jetë 10 ditëshi i fundit i muajit qershor.

Akrepi
Prioriteti i tyre për qeshorin është zgjidhja e çështjeve të mbartura nga familja. Në pjesën e parë do merreni me çështje të vjetra, në pjesën tjetër do fokusoni të gjëra të reja që do lindin. çështje të reja mund të jenë, propozime të reja, njerëz e miq të rinj. Do jetë në favorizim në zgjerim të ekonomisë.

Shigjetari
Ballë për ballë tyre ka mërkur-jupiter që në datën 4. Për të zgjidhur çështje që i përkasin fëmijëve dhe dashurisë do jetë mirë të jenë aktiv dhe të jenë jashtë. Do rezultojë një proes shumë me fat për ata që kërkojnë dashurinë. Nga data 6-17 kemi përmirësim dhe përshpejtim në çështjet e punës dhe ekonominë.

Bricjapi
Në familje të 6 të diellit të tyre është një mundësi shumë e mirë për tu korigjuar çësthje që i përkasin punës, familjes. Në ditët e para kanë një tendencë për të ëndruar jashtë shtëpie. Por pas datës 6 do shohin se qershori do të rezultojë një muaj që do i ndihmojë në status.

Ujori
Për ata që presin të bëjnë udhëtime të gjata. Për ata që presin të marrin dokumenta,nisur nga data 12 e në vazhdimësi e kanë shumë të mbarë e të mirë. Nga sot e deri në datën 7-8 do kenë lajme shumë të mirë. Ata që kanë çështje banke për të korigjuar duhet të shfrytëzojnë pjesën e parë të muajit.

Peshqit
Kanë planetin e fatit në hyrje katërkëndore me diellin e tyre. Sot deri në datën 3 kanë një hyrje shumë të mirë të mërkurit me neptunin. çështje q ëu përkasin familjarëve, shkresave duhet të vendosen ne agjendë. Pas datës 4 duhet të kalitet durimi. Në çdo hap duhet të ketë një lloj ngadalësimi të ritmit për të arritur qëllimet. Periudha më e mirë do jenë 4 ditët e para dhe ditët e fundit të muajit.