Kandidati i PDK-së për kryeministër e kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur në lidhje me dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Sipas Hamzës, dështimi ka edhe adresë edhe shkaktarë. Adresa është qeveria e shkaktarët janë mos puna, mosgatishmëria e moskoordinimi
“Dështimi i anëtarësimit në KiE është një mundësi e humbur, nuk na gëzon ky fakt. Sigurisht se ka adresë të përgjegjësie, qeveria, sepse ka qenë një moment i favorshëm. Ne si parti do të punojmë ngushtë me partnerë që Kosova të jetë në KiE dhe institucione tjera ndërkombëtare…prandaj darka me Kurtin, që ai e ka caktu vendin, jemi takuar edhe me parti tjera…përndryshe dështimi në KiE është mospunë, mosgatishmëri, moskoordnim me partner ndërkombëtar
Janë veprime të caktuara që e kanë pengu Kosovën në KiE.” – është shprehur ai.