Deputeti i pavarur Haki Abazi tha se ka nepotizëm në Qeverinë e Kosovës dhe në institucionet e Kosovës.
Sipas tij, nepotizmi është më i theksuar se në të kaluarën.
Ai përmendi disa raste, si nominimin e ambasadores së Kosovës në Itali.
“Këto janë lëvizjet që dëshmojnë se jemi në një shkallë edhe më keq se san ë të kaluarën edhe sa i përket nepotizmit edhe sai përket eliminimit të meritokracisë në pozita të larta shtetërore.”, tha ai.