Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të tregojmë thashethemet e tua të preferuara

Të merresh me thashetheme dhe të flasësh pas shpinës së dikujt tjetër, nuk është asnjëherë diçka e bukur, por pak thashetheme të padëmshme mes miqve të besuar nuk janë të tepruara, apo jo?

Ndodh që për disa shenja të horoskopit kjo lloj qasjeje është e shkruar në yje, ndaj thjesht ata nuk rrinë dot pa folur dhe pa u marrë me të tjerët.

Dashi

Dashi i guximshëm thotë atë që ka në mendje, madje edhe kur bëhet fjalë për njerëzit përreth tyre! Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen të bisedojnë për çdo gjë që po ndodh në lagjen e tyre, por edhe përtej. Disa thashetheme të padëmshme për kolegët, fqinjët ose njerëzit me të cilët ndërveprojnë çdo ditë janë thjesht kënaqësi.

Demi

Demët duan luksin dhe vlerësojnë gjërat më të bukura në jetë, ndaj kjo është arsyeja pse ata “vdesin” të marrin pjesë në thashethemet për çështjet financiare të njerëzve të tjerë.

Binjakët

Kur bëhet fjalë për thashetheme, Binjakët duan të flasin për gjithçka ndodh rreth tyre. Informacionet e çdo lloji, nga gjërat më të vogla te jeta personale e të tjerëve janë qasje e tyre për diskutime.

Gaforrja

Si shenja të ndjeshme të Ujit, Gaforret janë më pak të përqendruar në bisedat rreth gjërave të dukshme dhe interesohen më shumë te pjesa e padukshme sepse ata ngrenë antenat e intuitës për të qenë gati në çdo situatë.

Luani

Luanëve, si persona mjaft miqësorë, u pëlqen të bëjnë thashetheme për të gjitha ngjarjet e fundit në rrethin e tyre të gjerë të miqve. Nuk ka asgjë që i pëlqen më shumë Luanit sesa të diskutojë me miqtë e tij pas një feste apo takimi shoqëror.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje janë shumë vëzhgues dhe kanë sy të mprehtë për çdo detaj. Por, thashethemet e tyre më të preferuara janë ato për vendin e punës.

Peshorja

Peshoreve u pëlqen të marrin këndvështrimet e njerëzve të tjerë për shumë gjëra, kështu që kur bëhet fjalë për thashethemet e preferuara, ata mund të flasin pa drojë edhe për bashkëshortët/et, fëmijët, prindërit dhe gjërat më personale.

Akrepi

Akrepat besnikë dhe misterioz dinë të mbajnë një sekret më mirë se çdo shenjë tjetër, por kjo nuk i pengon ata të merren me thashetheme. Kjo shenjë Uji kënaqet duke eksploruar psikologjinë e njerëzve të tjerë, madje edhe për gjërat nën sipërfaqe.

Shigjetari

Shigjetarët nuk u kushtojnë vëmendje detajeve të zakonshme të jetës së përditshme. Por kur bëhet fjalë për botën e ndërlikuar të çifteve ato kënaqen duke parë dinamikat e marrëdhënieve të të tjerëve sepse kjo u duket argëtuese.

Bricjapi

Bricjapët në përgjithësi qëndrojnë në korsinë e tyre dhe zakonisht nuk janë të interesuar që të shpenzojnë shumë energji për thashetheme. Por, ata merren me çdo zakon apo sjellje të të tjerëve, nga momenti nëse vijnë vonë në punë te stili i veshjes.

Ujori

Kur bëhet fjalë për çështje romantike dhe takime të reja, të lindurit e kësaj shenje mund të bëhen çuditërisht thashethemxhinj! Atyre u pëlqen të merren me njohjet e reja, takimet dhe detajet se me kë do lidhet ai/ajo etj.

Peshqit

Peshqve u pëlqen të spekulojnë për atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura në jetën e njerëzve, njësoj siç ndodh edhe brenda mureve të shtëpisë së tyre në aspektin emocional. Për Peshqit, biseda rreth natyrës komplekse të ndjenjave dhe energjive të njerëzve i ndihmon ata të përpunojnë të tyren, kështu që thashethemet janë një praktikë më e dobishme se çdo gjë tjetër.