Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani arrin në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador.

Nëpërmjet pamjeve të postuara në llogarinë e saj në Instagram, e para e shtetit bëri të ditur se është pritur nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco.

Osmani në El Salvador ka udhëtuar me ftesë të presidentit, Nayib Bukele.

 Image
 Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore 
 

Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani poashtu do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.

Presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.