Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot dëshmorin Xhemajl Fetahaj në 25-vjetorin e rënies.
Ai me këtë rast ka vizituar familjen e dëshmorit, e cila ishte i gatshme çdo herë për t’i dalë zot atdheut.
“Kujtuam jo vetëm rënien heroike, por edhe 35 vjet jetë të Xhemajlit, jetë me plotë ide, aktivitete e përpjekje për liri. Familjes Fetahaj i shpreha mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të vëllait, birit dhe babait të tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Xhemajl Fetahaj u lind më 1963 në Raushiq të Pejës dhe ra heroikisht për të mos vdekur kurrë më 31 maj 1999, në luftimet në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare.