Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lajm i mirë për Kosovën”, eksperti austriak parashikon fitoren e Biden-it: Ja pse do ta mposht Trump-in!

 
   

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ndikimin e tyre në Kosovë dhe Ballkan.

Së pari, ai u shpreh se ka shumë spekulime mbi atë se kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, por që sipas tij edhe këtë herë do të fitojë Bideni.

“Bota dhe Ballkani po spekulojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA. Ekstremistët serbë shpresojnë hapur për rikthimin e Trump. Kurse, për shqiptarët Biden është alternativa më e mirë.

Dhe këtë herë shqiptarët do të fitojnë”.

Sipas Fehlingerit, janë disa arsye se pse Biden do ta mposht Trump-in në zgjedhjet presidenciale.

Ai potencoi se Trump ka marrë një goditje të madhe nga dënimi i fundit, derisa tha se e presin probleme të mëdha ligjore në vitin 2024.

Derisa, vlerësoi lartë axhendën e Bidenit dhe qasjen e tij për luftën Ukrainë-Rusi.

 Image
 Eksperti austriak, Gunther Fehlinger 
 

“Biden ka fituar 7 milionë vota më shumë në vitin 2020. Pse duhet ta mposht Trumpin edhe në vitin 2024?

Trump ka udhëhequr një kryengritje kundër Zëvendëspresidentit të tij, tani dënimi i fundit është një sinjal se e presin probleme të mëdha ligjore në 2024.

Biden ka një axhendë shumë të suksesshme të rimëkëmbjes së brendshme pas COVID,  një ekonomi në rritje dhe e ka menaxhuar relativisht mirë luftën në Ukrainë.

Ai miratoi paketën ndihmëse për Ukrainën kundër opozitës së Trump dhe Putinit, ku municionet amerikane me vlerë 60 miliardë dollar po bëjnë shumë ndryshim në Frontin Lindor dhe shteti rus po shkatërrohet, pasi që pas dy vite e gjysmë luftë, pala ruse ka pësuar humbje të mëdha”.

Ndër të tjera, eksperti austriak tha se mandati i dytë i Bidenit është nja lajm i mirë për shqiptarët, pasi i urren serbët gjenocidal.

“Për interesat shqiptare dhe për Kosovën një mandat i dytë i Bidenit do të jetë lajm i mirë, Biden është mik i shqiptarëve dhe urren serbët gjenocidal.

Siç duhet të gjithë amerikanët dhe evropianët e mirë…

Kosova mund të bëjë shumë për ta bërë realitet fitoren e Bidenit duke vazhduar qeverisjen e mirë, duke shmangur luftën dhe duke mbështetur çlirimin e Ukrainës dhe zgjerimin e BE-së dhe NATO-s dhe eurosë në Ballkan.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kontribuojnë më shumë duke adoptuar euron menjëherë dhe duke mos marrë Orbanin si model, por duke punuar ngushtë me interesat amerikane në Ballkan dhe kjo do të thotë zgjerimin e BE-së dhe Euros dhe NATO-s dhe shmangien e luftës në Ballkan duke çarmatosur ekstremistët serbë dhe kështu të lejojë Amerikën të fitojë luftën në Ukrainë pasi në fund të fundit zgjedhjet amerikane do të vendosen në fushën e betejës ukrainase. Fitorja në Ukrainë do të thotë fitore për Biden”, nënvizoi ai.

Për fund, potencoi se Ukraina humb në luftën e saj me Rusinë, do ishte një fatkeqësi për Kosovën.

“Bllokimi apo edhe humbja e Ukrainës do të thotë që Trump të ketë një shans për Shtëpinë e Bardhë dhe kjo do të ishte një fatkeqësi për Kosovën me një Grenell të zemëruar që dominon politikën e SHBA-së për Kosovën”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.