Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën.
Me rastin e kësaj dite, aktivitete të larmishme gjatë ditës në sheshet e kryeqytetit do të organizohen nga Komuna e Prishtinës, ndërsa mbahet edhe takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në Qeveri nga ora 13:00.
Në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, GIZ dhe organizatën gjermane “It’s for Kids”, organizata Save the Children Kosova organizon ngjarjen festive e edukative në Parkun Taukbahqe nga ora 12:00.