Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takon kryeministren e Guinesë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador ka takuar edhe kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Në San Salvador, takova kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar në Facebook, presidentja Osmani.

Presidentja kosovare me ftesë të presidentit Nayib Bukele, ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador. Vizita e Presidentes Osmani është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Osmani do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.