Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Express se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy vetura me targa serbe.
Njëri është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe ka njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”.
Elshani ka thënë se aktualisht s’ka të dyshuar.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani