Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Shpërthen’ Kraki: Edhe Titon e Rankoviqin janë në gjendje me i ringjallë…!

 
   

Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj një shkrimi në portalin e gazetarit Berat Buzhala në lidhje me hapjen e urës së Ibrit dhe reagimin e UNMIK-ut.

Kraki përmes një postim në Facebook reagoi ashpër duke thënë se jo “UNIMIK-un por edhe Titon e Rankoviqin janë në gjendje me i ringjallë veç me e pengu bërjen e Kosovës”.

“Rikthimi i pushtetit kriminal që këta i ka bërë me portale, me firma, me banesa e me villa, është synimi madhor prapa përpjekjeve sabotuese ndaj Kosovës, në vijë me strategjinë serbe. Këta brengosen për veriun e Kosovës aq sa unë brengosem për dy livadhet e një indiani që gjenden në zonën pakistaneze të Kashmirit”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Jo UNIMIK-un por edhe Titon e Rankoviqin janë në gjendje me i ringjallë veç me e pengu bërjen e Kosovës. Se Kosova normale, shtet i fortë e funksional, është armiku i vetëm i krejt zagarëve që janë pasuru e faktorizu falë krimit dhe hajnisë.

Rikthimi i pushtetit kriminal që këta i ka bërë me portale, me firma, me banesa e me villa, është synimi madhor prapa përpjekjeve sabotuese ndaj Kosovës, në vijë me strategjinë serbe. Këta brengosen për veriun e Kosovës aq sa unë brengosem për dy livadhet e një indiani që gjenden në zonën pakistaneze të Kashmirit.

Halli është te parja, parja e krimit.