Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Divorci i Besit dhe Xhensilës, zbulohet manovra e fundit e aktorit të humorit

Teksa është përfolur se divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona euro pasuri me burim të dyshimtë, e ndërsa ditën e djeshme u mësua se Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar, detaje të reja kanë dalë në pah.

Bëhet me dije se ish-çifti, fillimisht kanë tentuar që martesës së tyre ti japin fund me marrëveshje, pra me mirëkuptim pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj dhe pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë dhe Besi.

Pas kësaj Gjykata u’a ka kthyer padinë të dyve, Xhensilës për arsye se nuk e kishte firmosur vetë ndërsa Besit për arsye procedurale.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës ku së bashku do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën.