Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Plas bombën” Valeri: Dijonisi vdiste për Glorian

Sot të ftuar në “Ferma Club” kanë qenë Valeri dhe Gloria, dy ish-konkurrentë të formatit “Ferma VIP”, të cilët humbën sfidën dhe për pasojë u larguan prej garës dy spektakle më parë.

Teksa kanë folur lidhur me eksperencën brenda shtëpisë dhe se si janë pritur jashtë, biseda është përqëndruar tek Gloria, e cila është pyetur se si e ka pritur partneri jashtë:

“Ai është shumë krenar. Por ka dashur që kur unë jam stepur ta shprehja veten siç jam. Por kam bërë mirë që jam stepur. Sepse jashtë perceptohen gjërat ndryshe. Aty brenda janë ndjesi të ekzagjëruara“, tha Gloria.

Gjithashtu raporti me Dijonisin nuk kaloi pa u diskutuar, por fjalën e mori Valeri.

“Dijonisi vdiste për Glorian. Ishte femra që i pëlqente më së shumti. E kuptoj kur dikush ka tension seksual. Unë i njoh shumë mirë sytë. Kur ishte ndeshja shikoja Dijonisin që mezi priste që Gloria ta shihte njëherë të vetme. Por Gloria s’ja ka var asnjëherë“, ishte deklarata e Valerit.