Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.
Kjo ngjarje ka ngjallur trishtim në komunitetin e zonës së e Arvit, ku Nikolasi i vogël jetonte me familjen e tij.
Ai u mbyt teksa po notonte së bashku me një mik të tij.
7-vjeçari u largua pa dëshirën e nënës së tij. Ai më herët i kishte kërkuar të shkonte të notonte tek plazhi që ndodhej disa dhjetëra metra larg shtëpisë, por e ëma nuk e lejoji.
Ai doli fshehurazi nga shtëpia, ndërkohë që e ëma po kujdesej për fëmijën e vogël që kishte lindur disa muaj më parë. Fatkeqësisht fëmijën e kanë marrë dallgët e si për pasojë ka humbur ndjenjat.
Ai u gjet në breg me trupin e përmbysur dhe kokën në ujë nga kalimtarët e rastit, të cilët e nxorën menjëherë nga deti dhe thirrën ambulancën. Pavarësisht ndihëm së parë që kalimtarët i dhanë, fëmija kishe humbur jetën.
Nikolasi i vogël jetonte me prindërit e tij në Arvi. Sipas mediave vendase, prindërit e tij janë punëtorë kryesisht në serra, njerëz të shkëlqyer siç përshkruajnë bashkëfshatarët e tyre.
Të gjithë e tregojnë 7-vjeçarin si një fëmijë të mrekullueshëm plot energji, gëzim dhe mirësi.
Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi e keqja ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.
“Çfarëdo që të themi është pak. Jemi të gjithë të shokuar”, tha për cretalive.gr presidenti i Shoqatës Kulturore të Arvit, Yannis Karpathakis, i cili ishte ndër të parët që nxitoi në vendin ku u gjet trupi i fëmijës së vogël.
“Në një tragjedi të tillë duhet të heshtim. Përballë zisë, të mos gjykojmë”, shtoi Karpathakis, duke theksuar se prindërit e Nikolas janë njerëz që punojnë gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre.
Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha për cretapost.gr se “fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, si pasojë e të cilit humbi jetën”. Në një pyetje lidhur me plazhin, kryebashkiaku i Viannos theksoi se ky plazh i veçantë nuk është i organizuar, pra nuk ka një roje shpëtimi. Gjithashtu, është shkëmbor.
Sipas informacioneve të fundit, prindërit kanë qenë në komisariat dhe kanë dhënë deklaratë se si ka ndodhur ngjarja.