Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti vendos lule te varri i Sami Frashërit në Stamboll

 
   

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur lule te varri i Sami Frashërit gjatë qëndrimit të tij në Stamboll.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se vizitën e tij te varri i rilindasit e realizoi në datën e lindjes së tij, më 1 qershor.

“Herën e fundit për vizitë dhe homazhe te varri i Sami Frashërit, kryeministri Kurti ishte në vitin 2019. Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet’, për të cilën kryeministri Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.