Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një tjetër viktimë në vendin e punës, 60-vjeçari transportohet në spital pa shenja jete

Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete sot në Bulqizë. Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë. Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë. Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.