Hyrja për herë të dytë e Gracianos në formatin e “BBV3”, bëri zhurmë, ku më shumë zhurmë e rrëmujë bëri loja që Graciano kishte zgjedh të bënte këtë herë.
Sakaq, në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme me Argjirën, partneren e tij, dhe Beniadën, Graciano ka folur pak për ekperiencën e tij në format.
Ai është shprehur se ka qenë delja e zezë e këtij sezoni dhe askush nuk flet më me të pas daljes, përveç Rikes, Liamit dhe Endrikut.
“Nuk kam dalë nga vetja pa arsye! Unë jam delja e zezë e këtij sezoni, sepse askush nga banorët nuk më flet!”- është shprehur ai.