Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari italian Giorgio Mottola për akuzat e ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, se ai është takuar me bosë të mafias në zyrën e tij.
Teksa gazetari i tha Ramës se akuzat janë bërë nga një burim, që është ish-politikan i lartë i qeverisë së tij, kryeministri u përgjigj duke thënë se ky burim ‘duhet të jetë i ndotur dhe me probleme me drejtësinë’.
I pyetur për biznesmenin Luftar Hysa, Rama ka treguar takimin me të, duke e paraqitur si një takim normal me një biznesmen që dëshironte të hapte një kazino në një hotel me pesë yje.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Një burim ka thënë që në këtë zyrë keni takuar bosa të mafias.
Rama: Duhet të jetë ndonjë burim shumë i ndotur dhe me probleme me drejtësinë.
Gazetari: është nëj njeri që ka qenë i rëndësishëm në qeverinë tuaj
Rama: Atëherë ne kemi një shprehje, nuk ka pyll pa derra
Gazetari: A keni takuar bosë të mafas këtu?
Rama: Nuk bëhet kjo pyetje, nëse e bëj unë këtë pyetje, mund të përgjigjesh me jo, por njerëzit fillojnë të mendojnë ‘të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë janë njësoj, pse jo mos të jetë takuar”, mendojnë njerëzit.