Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

 
   

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani njëherit edhe kandidate për kryetare e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës.

Ajo ka thënë se Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4.075 vota. Sipas saj PDSH-ja i ka 3703, Aleanca 1185, APN 2850.

“Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka thënë Sinani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke mbështetur kështu subjektin politikt të Shaip Kamberit e Ardita Sinanit.