Rastet e dhunës në familje sidomos në kohët e fundit janë bërë dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë, ku cak i tyre në të shumtën e rasteve janë gratë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë ku raportohet se nëna ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.
Sinjali ka mësuar se një grua ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj pasi kjo e fundit kishte konsumuar medikamente si pasojë e mërzisë për fëmijën e saj të cilin e kishte të ish-burri i saj.
Lidhur me rastin, Sinjali do t’iu mbajë të informuar.