Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabitja në Suharekë: Edhe dy muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve

 
   

Gjykata Themelore e Prizrenit ua ka vazhduar edhe për muaj paraburgimin katër të dyshuarve për rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë.

Paraburgimi iu vazhdua atyre pas propozimit nga Prokuroria.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kjo gjykatë.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake Teuta Krusha, ndaj të pandehurve Bujar Basha, Besart Istrefi, dhe Leutrim Cakolli, të dyshuar për veprën penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par. 4 dhe të pandehurit Trim Baraku, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Prizren …iu është vazhduar Masa e Paraburgimit, edhe për 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.

Tutje në përgjigje thuhet se kjo masë të dyshuarve mund t’iu zgjasë deri më 30 qershor 2023.

Ditën kur ndodhi grabitja, u bë e ditur se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pasditen e 22 nëntorit të vitit të kaluar në një argjendari në Suharekë.