Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hapë urën e Ibrit

 
   

Avokati, Tomë Gashi, shtë shprehur se hapja e urës së Ibrit është veprimi i radhës në shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës.

“Pas 12 qershorit të vitit 1999, ajo pjesë ka qenë e zbrazët prej serbëve, për shkak të shumë veprimeve që kanë qenë të koordinume e që nuk është dashur, atëherë edhe një pjesë e serbëve që nuk kanë jetu në pjesën veriore të Kosovës janë ardhë si kanë ardhë, pastaj në vitin 2000 i kanë përzënë 19 mijë shqiptarë, i kanë vrarë reth 20 dhe plagosë reth 100, pas luftës kemi ardhë në situatë të tillë që me leju,” ka thënë Gashi.

Se a është përdorim politik nga Qeveria apo është koha që të hapet ura e Ibrit, Gashi shprehet bindshëm pozitiv se kryeministri Albin Kurti do ta bëjë edhe këtë hap.

“Albin Kurti me koordinim, pa koordinim, problemin e targave të makinave, Serbia me pasuesin e Millosheviqit, që është Vuçiqi me i leju targat me kalu atje me shenjën e Republika e Kosovës RKS, Albini ua ka pru punën që ata me pranu, dinari u hoq, zgjedhjet u mbajtën, me koordinim e pa koordinim ura do të hapet,” shtoi Gashi.