Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Alo ‘Zemljake’”/ Driton Selmanaj reagon ashpër pas publikimit të bisedës ndërmjet Mimoza Kusarit dhe Milan Radojiçiqit

 
   

Gjatë ditës së sotme në mediet vendore u publikua një video që tregon një sekuencë nga biseda e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari me kriminelin Milan Radojiçiq, e zhvilluar në vitin 2022.

Në videon në fjalë Radoiçiq shfaqet i afërt me Kusarin të cilën e quan edhe “vendase”.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka thënë se biseda e realizuar mes Kusarit dhe Radojiçiqit ishte bërë në kohën kur ky i fundit ishte i dyshuar për krime dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve.

Selmanaj, me këtë rast hodhi kritika të ashpra ndaj LLV-së Kurtit e Kusarit.

Postimi i plotë:

Alo “Zemljake”.

Albin Kurti – E përkujton me respekt dhe i thurr lavde ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

– E përkujton dhe gati sa nuk e shpallë hero kombëtarë kriminelin e luftës Oliver Ivanoviq.

Sot na u vërtetua se shefja e grupit të tij parlamentar Mimoza Kusari – Lila, paska biseduar me Milan Radojçiqin, në kohën kur ishte i dyshuar për krime dhe ishte në listën e zezë të SHBA-ve.

Kjo është Lëvizja politike që mashtron dhe tradhton qytetarët dhe votuesit e tyre!

Ky është Albin Kurti i vërtet!

Kjo është Mimoza Kusari – Lila!