Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet politike të ditëve të fundit, ku një prej lajmeve është se vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi mund të jetë pasardhësja e Berishës.
“Nuk ka lidhje ajo me PD, sepse flasim për Rithemelimin, që nuk është parti. Rithemelimi është një lëvizje politike, vullnetare. Ai (Berisha) do të nxjerri vajzën te kjo lëvizja dhe ta shpallë parti. Juridikisht njihet partia e Lulzim Bashës. Problemi është çdo bëjë Rithemelimi? Mund ta shpalli parti, meqë është i arrestuar ka lënë vajzën. Edhe po të jetë lëvizje politike familjare nuk është e vetmja në botë, ka shumë. A e merr dot pushtetin ajo po të drejtojë lëvizjen e Saliut, nuk e dimë. Por këto janë gjëra normale, nuk ka shkelje ligji”, tha avokati në ”Top Channel”.
Nga ana tjetër, Berisha njoftoi protestë para Parlamentit këtë të enjte, për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë, thirrje që Ngjela tha se në një qeveri demokratike, nuk funksionon mundësia që mund të rrëzojnë qeverinë me turma, por me vota.
“Qeveritë rrëzohen me vota jo me turma njerëzish, kë keni parë? Me kë dhe përse do bëjmë revolucion? Ai është nën akuzë, ka të drejtë të mbrohet. S’ka çfarë të thotë që të nxjerri njerëzit në protestë. Ka të drejtë të mbrohet me çdo mjet se ia lejon kushtetua, a është mbrojtje e rregullt apo jo është problem profesional“, u shpreh ai.