Avokati Sokol Mëngjesi do të transportohet me avion në Athinë, ku mesa duket do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të specializuara, pas dhunës që e la të plagosur rëndë dhe pothuajse një javë në koma.
Ditën e sotme u raportua se shëndeti i tij është përmirësuar, teksa doktorët i kanë ulur gradualisht dozën e ilaçit që e mban në gjumë.
Mëngjesi u dhuuna nga katër persona, në datën 29 maj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Aktualisht nën arrest është një prej autorëve të dhunës si dhe Dritan Nano, i cili dyshohet se është organizatori i ngjarjes pas konflikteve që kishte patur zbatimin e kontratës me studion e tij ligjore.