Publicistja Kimete Berisha ka komentuar bisedën e publikuar të Mimoza Kusarit me Milan Radoiҫiqin. Berisha shkruan se asnjë nga veteranët nuk është hidhëruar me të, pasi nuk e marrin seriozisht.
Ajo thotë se nuk e pengon që flet me serbët, por pse i thërret e para dhe kjo do të thotë që Kusarit i është nevojitur Radoiҫiqi.
Berisha përfshin edhe kryeministrin Kurti, për të cilin thotë se, ‘I vë përpara gratë për t’u marrë vesh me kriminelë serbë, nuk është që s’është gjest burrëror, por kjo tregon se Albin Kurti ende mendon se femra është ‘zbutëse’.
“E Mimozës, asaj përherë i pëlqejnë ata që kanë luftuar kundër Drenicës, se kur u bë kryetare e Gjakovës (me tankset e KFOR-it), ka pas dashur të çmendet për t’ia bërë Fadil Hoxhës përmendoren, veç për inat të Shaban Polluzhës”, shkruan Berisha.
Shkrimi i plotë i publicists Kimete Berisha (pa ndërhyrjen e redaksisë):
Zdravo oj Mimoza!
1. Mimoza.
Si ndjehesh si zemljake që e ke frymëzuar dhe e ke bindur Radojçiqin që të bëhet me ty, kundër veteranëve të UÇK-së!
Asnjë veteran nuk t’u ka hidhëruar, sepse nuk të marrin seriozisht.
– Por mua nuk më pengon që ti flet me serbë, por më pengon që ti e thërret e para një mashkull.
– Se vet fakti që ti e thërret Radojçiqin, domethënë, ty të është dashur Radojçiqi e jo ti atij.
– Unë e dua njërin dhe për mukajet mbetëm pa u takuar qe sa vjet, se unë nuk e thërras e para….më përpara digjem.
– E për çka të është dashur krimineli ty!
– Pse Amerika i tutët Radojçiqit dhe e fut në Listë të Zezë e ti s’tutesh prej tij, le ta analizojnë amerikanët.
– E kur i tregon Radojçiqit se je duke shkuar në shtëpi…është bisedë private. S’ka dert që është bisedë private.
– Sepse, politikisht askush nuk i tregon askujt që po shkon në shtëpi.
2. Që Albin Kurti i vë përpara gratë për t’u marrë vesh me kriminelë serbë, nuk është që s’është gjest burrëror, por kjo tregon se Albin Kurti ende mendon se femra është ‘zbutëse’.
‘Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi’.
– E Mimozës, asaj përherë i pëlqejnë ata që kanë luftuar kundër Drenicës, se kur u bë kryetare e Gjakovës (me tankset e KFOR-it), ka pas dashur të çmendet për t’ia bërë Fadil Hoxhës përmendoren, veç për inat të Shaban Polluzhës.
– Mos se gjynah.
3. Liburn Aliu ka thënë se Albin Kurti ka gabuar që është përzier në zgjedhjet e Preshevës.
– Por, sikur të mos ishte përzier nuk do të fitonte këshilltarja e tij (që do të thotë-Ai).
Pra, duhet të përzihesh.
Pse jo?
Nuk e humb burrërinë me shqiptarë.
– Prandaj, nuk mund të jesh ‘përbashkues’ i së mirës dhe së keqes, siç u kujtua pas kohës të thotë Liburni, duhet të distancohesh nga e keqja, ashtu siç po tregon Liburni se Albini është distancuar edhe nga ai.
4. Jo veç shqiptarët janë çmendur. Komisioneres së BE Ursula Leyeniu iu zbulua ‘love story’ me Phizerin.
– Domethënë, bota kurrë nuk është dukur më e çoroditur:
me presidentë kriminelë, me presidentë – vrasës fëmijësh, me shoë man-a që luajnë luftërash, me Papën që e ka humbur konceptin e dashurisë, me plagjiatorë, me poetë të rrejshëm, me antitalentë dhe me asnjë të vetëm që të heq mall njeriu.
5. Në skenën e improvizuar anash Katedrales, të rinjtë ishin ulur në asfalt dhe në ekranin e madh e shikonin ndeshjen e futbollit.
Kush s’kishte pare për të hyrë brenda grilave, e shikonte ndeshjen matanë grilave, dhe kjo i bënte të dukeshin edhe skamnorë por edhe sikur po prisnin takim me të burgosurit.
– Që s’ka të drejtë Përparim Rama të vjedh në emër të futbollit të huaj, s’ka.
– Ata që e shikonin ndeshjen prapa grilave të hollë, ata nuk i kontrollonte kush a kanë ‘armë’.
6. Përparim Rama e ka privatizuar edhe festën e çlirimit.
Koncertin publik për 25 vjetorin e çlirimit e ka bërë me ftesa duke i ndarë shqiptarët në të privilegjuar dhe në popull të përvuajtur, të përjashtuar.
– Muzika nuk mund të rrethohet me grila, që i ka vendosur në shesh, prandaj ky as logjikë nuk ka.
Ky thjesht është një i paditur arrogant, që bllokon rrugë dhe i ndan njerëzit sipas statusit.
Ky e feston Çlirimin me ftesa.
Kaq di ky.
– Kush je ti që i ndan shqiptarët me grila!
Përgjigju vetes.
7. Albin Kurti ka shkuar në Turqi për t’i vizituar dronët e dështuar Bajraktar. Sikur të gjithë të tjerët para tij, Albini tha se me turqit jemi asi-kësi, sepse na lidh historia.
– Ama historia thotë se për 500 vjet ishim të pushtuar nga ata, e jo vëllezër…
– Prandaj Hashim Thaçi, me kërkesën e Erdoganit, ka pas provuar ta heq pushtuesin osman nga librat e historisë (i ka pas formuar edhe komisionet), ama nuk e lejoi Angela Merkel.
P.S. Komentet janë të lira.
Të vetmet komente që i ndaloj në jetë janë komentet për pitet që i gatuaj vet.