Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka komentuar bisedën e publikuar të Mimoza Kusarit me kriminelin serb, Milan Radoiҫiq. Ai shkruan se Kusari vetëm e ka bërë punën e saj, dhe nuk i ka raportuar asgjë.
Sipas tij, në këtë bisedë nuk ka tradhti kombëtare, dhe se serbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë dhe kurfar kontradite nuk është me folë në atë gjuhë.
Sipas tij, Qeveria e Kurti ka qenë e vetmja që e ka ç’rrënjosë këtë Milanin, derisa tjerët i pritshin nëpër zyre edhe ndoshta kanë punu me to.
Postimi i plotë:
Mimoza Kusari ndoshta vetëm e ka ba punën e vet si koordinatore e grupi parlamentar. Ajo as nuk po raporton të ai as kurgjo, po sillet si njeri që po don me kry një punë zyrtare. Mos te përzijmë ‘komunikimin zytar dhe mirësjelljen’ me “tradhëti”. Nuk shof asnjë element të ‘tradhëtisë kombtare’ në këtë rast. Serbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë, kurfar kontradite nuk është me folë në atë gjuhë. Ndoshta Albin Kurti e LVV po dalin kaq lartë në matje për shkak të llojit të opozitës që po ju bëhet. Kjo qasje nuk po e lëkund vendi LVV-në. Kosova është e vogël dhe të gjithë e dijnë kush është kush. Ndonjëherë duket që një pjesë e opozitës dhe mediave janë në një ‘bubble’ duke e sulmu Kurtin. Për shijen time, sulmet duken dëshpëruese. Askush në botë nuk beson që Albin Kurti është me Radoiciq. Një ditë edhe ‘Agjent i Serbisë i thojshin’ live në televizion. A jeni në veti:) Deri më tani, Qeveria e Kurti ka qenë e vetmja që e ka ç’rrënjosë këtë Milanin, derisa tjerët i pritshin nëpër zyre edhe ndoshta kanë punu me to. Nuk jam avokat i qeverisë, por kjo nuk sjellë ndonjë hajr për publikun dhe rrezikon me e polarzu edhe më shumë shoqërinë. Në raste ekstreme, këto gjëra munden me na dërgu në dhunë. Përatë jam kundër.