Aktori Albano Bogdo ditën e shtunë ka lenë në mes garën e “Ferma VIP”.
Spektaklin e sotëm disa ish-fermerë kanë dhenë mendimet e tyre për vendimin e papritur që ka marrë Albano.
Xhesika Polo, si një mikeshë shumë e ngushtë e tij ka shprehur keqardhjen për largimin e ish-fermerit, por gjithashtu u shpreh se e shihnte si fitues të “Ferma VIP”.
“Më vjen shumë keq që doli Albano. Albano për mua personalisht ka qenë fitues i “Ferma VIP”. Nga ana tjetër e njoh si një djalë që është shumë rracional se sa të mërzitet për 2-3 detaje të vogla, por hyri në pjesë egoja. Ajo përballe me Robertin per mua ishte e tepër, aq më tepër kur ti vjen nga 80 ditë izolim. Ishte lëvizje e ulët nga Roberti”, tha Xhesika.
Valer kolnikaj, ish-fermeri foli gjithashtu për debatin Robert-Albano, çka bëri të largohej ky i fundit nga gara. Valeri mendon se Roberti si një kryefermer i zgjedhur nga Agai, duhej të dëgjohej nga pjesa tjetër.
“Mendoj se duhej bërë më para roli i fuqizimit të kryefermerit sepse do të ishte bërë loja më e fortë për ne fermerët. Jemi mësuar të jetojmë në lishmëri, por duhet të jetojmë me rregulla të forta”, tha Valer Kolnikaj.
Nga ana tjetër, opinionistja Armina Mevlani u shpreh se një ndikim në largimin e aktorit ka të bëjë edhe marrëdhënia me Baby G.
“Mendoj që ka nisur të jap shenjat që para dy spektakleve ku kërkoi të lërë garën. Është pasur me gjithçka që ka ndodhur brenda, lidhur dhe me akuzat e Baby G dhe i ka venë kapakun gjithçka që ndodhi me Robertin. Mendoj se Albano do të ishte një nga finalistët. Por, nuk kishte durimin mjaftueshëm”, tha ndër të tjera Armina Mevlani. /vizionplus.tv