Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetarët me mendime të ndryshme sa i përket hapjes së urë së Ibrit

 
   

Disa herë është paralajmëruar hapja e mundshme e urës së Ibrit.

Madje për hapjen e kësaj ure është marrë vendim edhe nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në prill të vitit 2023, mirëpo situata nuk ka ndryshuar në terren.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët kërkojnë që për hapjen e urës të diskutohet në Bruksel.

E i befasuar me qasjen e komuniteti ndërkombëtar po shprehet Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku.

Ai thotë se hapja e urës do të ishte një veprim i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Unë jam i befasuar me deklaratat e Bashkimit Evropian. Sot ne mund të lëvizim lirshëm nëpër rrugët e Beogradit, Prishtinës dhe Brukselit dhe nuk e kemi mundësinë ta kalojmë këtë urë. Simbolika te hapjes së urës do ishte e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Do të ishte një veprim shumë normal”, ka thënë Sadiku.

Edhe banorët shqiptar që jetojnë në jug dhe në veri të Mitrovicës thonë se ka ardhur momenti që kjo urë të hapet.

“Mendoj se shumë më herët duhej të hapej kjo urë. Mirëpo mendoj se politika po ndikon që ura të mos hapet. Është shumë e thjeshtë që të largohen barrierat, thjesht nevojitet një mjet i rëndë”, shprehet Skender Gashi- qytetar.

“Ka ardhur koha që të hapet ura. Ne që ke kemi jetuar ne pjesën veriore të qytetit na e ka vështirësuar lëvizjen. Ne duhet të ecim nëpër rrugë alternative për të arritur në qendër”, thotë qytetarja Fahrie Syla.

Kurse Selim Pllana vlerëson se ky është momenti i duhur për hapur ura, për shkak se siç thotë ai aty më nuk janë grupet kriminale.

“Siç edhe mund ta shihni situata është shumë e qetë në Mitrovicë. Më herët në këtë pjesë ka pasur shumë probleme për shkak të disa grupeve por më nuk janë aty”, thotë ai.

Por më ndryshe mendojnë banorët serb në pjesën veriore të qytetit.

“ Pse të hapet ura, çka duhet, ja ku është ura poshtë”, thotë Boban Trankoviq- qytetar

“Nuk duhet, nuk duhet, pse duhet ta hapin uren”, thotë një qytetare serbe

Megjithatë pati edhe prej tyre që mendojnë se ura duhet të hapet.

“Mendoj se duhet të hapet ura”, thotë Katarina Vukoviq.

Ura e lumit Ibër që nga viti 1999 simbolizon ndarjen e jugut dhe veriut të Mitrovicës.