Arbër Pajaziti, i cili e ka shpallur fitoren në komunën e Bujanocit në kuadër të zgjedhjeve lokale, sot përmes një lidhje direkte është shprehur se të parin në takim do ta ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pajaziti është shprehur se në takim me Kurtin do të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit.
“Ndërhyrja e Kurtit nuk ka pasur asnjë impakt tek votuesi, pa impakt ka qenë ky intervenim, apo kjo përkrahje, qytetarët këtu kanë vendosur me vullnet të lirë”.
“Unë kërkesën e parë për takim do ta bëj me kryeministrin Kurti. Unë do të kërkojë që t’i shohim mundësitë e bashkëpunimit”, është shprehur tutje ai.