Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avida: Heshtja e Londrës tregon se kushtëzimi për KiE ishte i padrejtë

 
   

Analisti politik, Tomor Avdia, duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili ritheksoi qëndrimin e Gjermanisë se Kosova duhet të bëjë hapa përpara për formimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, ka thënë se një kërkesë e tillë është e padrejtë, ku kërkohet të zbatohet vetëm një pikë e marrëveshjes.

Ai ka thënë se heshtja e Londrës dhe mos pasja e një kërkese të tillë nga ta, tregon se kërkesa është e padrejtë.

Avdia tha se zbatimi i një kërkese të tillë në këtë fazë është e rrezikshme.

“Heshtja e londinezëve e dhe mos kërkesa e tyre më lë me kuptua që kjo kërkesë nuk është e drejtë. Është e dëmshme të zbatohet një kërkesë e tillë në këtë, ku ka pushu dialogu, negociatat, BE e ShBA janë në ethe të luftës dhe zgjedhje të tyre. Duket e pranueshme të zbatohet një kërkesë e tillë”, ka thënë ai.

Por, ndryshe ka vlerësuar politologu, Albinot Maloku.

Ai ka thënë se hartueseve të planit franko-gjerman, nuk ju intereson se çfarë mendon Londra.

Sipas tij, Kosova është dashur të dëgjojë thirrjet e parterëve ndërkombëtarë për të hartuar një draft për Asociacionin.

“Kërkesat e dizejnatorëve të planit franko-gjerman janë decitive, nuk varen nga asnjë instancë tjetër në kuptimin a ka dëshirë Londra”, ka thënë Maloku.