Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për raportin e presidentes së vendit Vjosa Osmani me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Selmanaj në FRONTAL të T7 ka thënë se Osmani është afruar me Albin Kurtin vetëm për interesa personale.
Deputeti i LDK-së tutje ka shtuar se Osmani i ka dhënë goditjen politike shumë të rëndë shtëpisë së saj politike, dhe thotë se një veprim i tillë i saj duhet analizuar gjatë.
“Afrimi me Kurtin ka qenë për interesa personale të saj duke e dëmtuar shpinë e vetë politike shumë rëndë. Goditjen që ia ka dhënë kjo LDK-së duhet me e analizu shumë gjatë. Qysh dikush është në gjendje me e shkatërru shpinë e vetë, e me ia marrë votat partisë tënde edhe me ia çu kundërshtarit. Interesat private po e prevalojnë interesin e vendit”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij, të dy, Kurti dhe Osmani, e kanë vendosur fatin e tyre personal mbi interesat e Kosovës.
“Fati i ktyre personave, ka dalë mbi interesat e vendit”, ka thënë Selmanaj.