Gëzim Mehmeti, asamblesitë i AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se mbledhja e së hënës ku asamblesitët e LDK-së nuk e votuan projektin për lagjen e Kalabrisë të propozuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërfaqur mos koordinimin mes tyre.
Ai nuk pret më që të ketë bashkëpunim mes LDK-së dhe Përparim Ramës, që kishte fituar garën për kryetar të kryeqytetit si kandidatë i LDK-së.
“Përvoja ime institucionale deri tash një rast nuk e ka parë, ku një parti që ka nga 14 asamblesitë të marrin pjesë 4 ose 5. Këtu kemi të bëjmë me një shkarje mes LDK-së dhe kryetarit, që ne e kemi parë, por që u shpërfaq. Unë nuk besoj që do të ketë më bashkëpunim mes Përparim Ramës dhe LDK-së, dje u shpërfaqë që nuk ka bashkëpunim dhe koordinim”, ka thënë ai.
Ky plan nuk u mbështet nga as nga Partia Demokratike, por që votua nga Vetëvendosje, AAK e AKR.
E votat e opozitës erdhën vetëm pasi u ndryshua koeficientit nga 7 në 3.
Mehemti ka treguar se çfarë përmban ky ndryshim.
“Kur është anuluar plani në vitin 2022, arsyet ka qenë çështja e trajtimit të barabarte të banorëve po ashtu nuk është përmend çështja e koeficientet 7, ne e larguam, sepse me plan zhvillimor është i ndaluar koeficienti 7. Kjo nënkupton ndërtesa më shumë se 30 kate e që ne mendojmë se Prishtina nuk ka nevojë për ndërtesa të tilla, ka nevojë për gjelbërim, qendër inovative, shëtitore. S’kemi nevojë më ta betonizojmë qytetin, kjo ka qenë arsye pse kemi kërkuar që koeficenit të jetë 3”, ka thënë ai.