Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A ka qenë më vështirë me hy në politikë apo me ndërru partinë? – Flet Doarsa Kica

 
   

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica – Xhelili, para rrugëtimit të saj politik, ka punuar si avokate, për çka edhe ka kryer studimet jashtë vendit.

Ajo në vitin 2021, e la profesionin e saj dhe i hyri politikës “kokë e këmbë” duke u bërë për herë të parë deputete, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si pjesë e Listës “Guxo”.

Ekzistojnë raste të rralla të deputetëve të cilët nga deputetë të partisë në pushtet, kalojnë në opozitë, dhe Kica Xhelili e ndryshoi partinë, por ky veprim jokonvecional nuk e la atë pa u bërë  cak i komenteve dhe sulmeve (me fjalë) nga ish -partiakët e saj, por edhe nga qytetarët. Disa e quanin “turpi i kombit”, e të tjerët edhe “tradhtare”.

Cila ka qenë më e vështirë për të, hyrja në politikë apo ndërrimi i partisë dhe si e përjetoi këtë të fundit, ajo foli ekskluzivisht në “LIBERO”.

“…Gati si njësoj, por, momenti kur kam hyrë në politikë (për mu) ka qenë shumë i vështirë sepse po lija diçka shumë të rëndësishme që ishte avokatia. Përveç që po e lija profesionin e avokatisë për të cilin kisha përfunduar shkollime e përvojë e raste ndërkombëtare, isha duke negociuar partnershipin (pra rrugës për t’u bërë aksionare në atë firmë)…Ndërsa, ndërrimi i partisë ka qenë çështje e natyrshme, ka buruar… Kisha qenë në një grupim që mendon krejt ndryshe nga unë…”, deklaroi Kica Xhelili.