Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Del fotografia e të arrestuarit i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe

Muharrem Qerimi, me banim në Ferizaj, është njëri nga dy të arrestuarit nën dyshimet për spiunazh të mërkurën.

Mediat lokale në Ferizaj kanë publikuar sot fotografinë e Qerimit, i cili është një burrë i etnisë shqiptare, i moshës rreth 50 vjeçare.

Qerimi është arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës. Bashkë me të, për të njëjtat akuza është arrestuar edhe Bedri Shabani.

Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.