Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Babai i një gazetari të njohur, njëri nga të arrestuarit e sotëm nën dyshimet për spiunazhë me BIA-në

 
   

Ditën e sotme Policia e Kosovës në një aksion së bashku me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Njëri prej tyre është Bedri Shabani nga Ferizaj i cili punonte në Doganën e Kosovës.

“Bota sot” ka mësuar se Bedri Shabani është babai i gazetarit Zekirja Shabani, pronar i portalit “Fakte plus”, ndërsa deri në vitin e kaluar ishte edhe redaktor në televizionin ATV.

 Image
 Bedri dhe Zekrija Shabani 
 

Ndërsa tani është autor dhe moderator i emisionit “Diku n’Kosovë”, që transmetohet në të njëjtin televizion.