Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi e LDK-së: Politika e jashtme është shndërruar në “shëtitje qejfi” të Gërvallës

 
   

Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja thotë se Qeveria ka dështuar në çdo proces integrues të vendit, dhe se zyret e ambasadave janë bërë sikur degë partiake të VV/GUXO.

“Qeveria Kurti ka dështuar në çdo proces integrues të vendit, përfshirë edhe njohjet e anëtarësimet. Njohja e fundit për Kosovën ishte nga Izraeli në qeverinë Hoti. Kjo qeveri e ka ndalur çdo lobim për Kosovën, më as shtet mike nuk lobojnë për ne, natyrisht që njohjet e reja nuk vijnë pa mbështetjen e miqve tanë, zyret e ambasadave tona janë bërë sikur degë partiake të VV/GUXO”, tha deputetja e LDK-së.

Krasniqi tha se politika e jashtme është shndërruar në “shëtitje qejfi” të ministres Gërvalla dhe kabinetit të saj.

“Politika e jashtme është shndërruar në “shëtitje qejfi” të ministres Gërvalla dhe kabinetit të saj, ministrat e kësaj qeverie janë të izoluar, madje edhe në rajon”, tha ajo.

Krasniqi theksoi se qeveria aktuale ka bërë që Kosova sot shihet nga aleatët si vend me siguri të brishtë.

“Unë për momentin jam në Berlin dhe nga këtu po e shoh mangësinë e madhe që kjo qeveri e ka për lobin, e për prezencë më të madhe të Kosovës në tryezat ndërkombëtare. E kanë bërë Kosovën vatër të krizave në Ballkan, Kosova sot shihet nga aleatët si vend me siguri të brishtë”, tha Krasniqi.