Policia e Tiranës ka sekuestruar 19 kilogramë lëndë narkotike brenda një automjeti në Tiranë dhe ka arrestuar 4 persona.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green” u vunë në pranga shtetasit Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo, të gjithë banues në Tiranë.
“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kasem Shima”, një automjet tip “Benz”, dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi”, bëri me dije policia.
Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.