Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Takoi Kurtin, Kulla tregon kush është ish-kryespiuni i Turqisë

 
   

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka dhënë detaje mbi profilin e ish-shefit të Shërbimit të Inteligjencës Turke, Hakan Fidan me të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë.

Kulla ka thënë se Hakan, ka qenë promotor i këtij takimi, duke qenë se ka një vëmendje në raport me Ballkanin.

Për Kullën, Hakan e bën më së miri detyrën e ministrit të jashtëm, pasi që ai i ka dy armë, botën e inteligjencës dhe diplomacisë.

“Duke qenë që e njoh edhe Hakanin dhe e di se ç’vëmendje ka në raport me Ballkanin, mendoj që ai ka qenë një nga promotorët kryesor të kësaj vizite, duke pasur parasysh që sapo u emëruar Ministër i Jashtëm vjet, një nga vizitat e para që ka bërë ka qenë pikërisht Kosova. Është një njeri që ka dy elemente, që e bën më mirë se tjerët diplomacinë, pasi i ka dy armët edhe botën e inteligjencës dhe ka diplomaci. Ka eksperiencën e lidershipin, pasionin e moshën për ta bërë mirë këtë gjë”, është shprehur ai.

Ndërsa, Kullla vlerëson se një nga sukseset më të mëdha të Hakanit, teksa ka qenë drejtor i shërbimit sekret turk është ekstradimi i grupit të Gylenistëve nga Kosova në Turqi.

“Hakan e njeh Kosovën që nga koha kur ka qenë drejtor i TIKA-s ( Agjencisë Turke për Zhvillim) në qeverinë e parë Erdogan. Hakan ka qenë drejtor i famshëm i shërbimeve sekrete turke, me shumë suksese por edhe me shumë pikëpyetje. Një nga sukseset e mëdha të Hakan ka qenë ekstradimi i atij grupit të Gylenistëve nga Kosova drejt Turqisë, në Kosovën kur Kosova kishte kryeministër, zotin Haradinaj dhe president zotin Thaçi dhe zoti Kurti ishte në opozitë”, ka shtuar ai.