Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy viteve.
“Aaa Festim, deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjete”, tha Kusari-Lila për “Betimi për Drejtësi” derisa po hynte në Kuvend.
“A ka qenë Kurti i njoftuar lidhur me këtë bisedë? A keni biseduar me Radojiçiqin për Ligjin e pagave?”, u pyet Kusari-Lila, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.
Ndryshe, Gazeta “Nacionale” ditë më parë publikoi një audio-incizim, në të cilin pretendohet se Kusari-Lila përmes Slavko Simiqit të Listës Serbe, kishte biseduar me kriminelin Radoiçiq.
Radoiçiq gjendet në listën e zezë të SHBA-së dhe njëherësh i njëjti ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-ës.