Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se ka përfunduar intervistimi i gruas së Milan Radojiçiqit.
“Po, intervista me këtë person ka përfunduar dhe më pas është liruar”, ka thënë shkurt Veton Elshani për KoSSev.
Elshani më herët kishte treguar se gruaja e Radojiçiq është intervistuar në prani të avokatit të saj nga Krimet Ekonomike.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani për Express.