Në zgjedhjet e ardhshme, sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje “do të del edhe më mirë se në shkurt të 2021’ës”.
LVV ka shpërndarë një sekuencë të deklarimit të Kurtit mbrëmë ku shprehet i bindur që partia e tij do të dalë mbi 50.2% sa kishte qenë para 3 viteve.
Kështu thuhet në videon që ka shpërnda LVV-ja.
“Në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan” , ka thënë Albin Kurti.