Dardan Gashi ka thënë në Debat Plus se është një deputet/e i/e Kuvendit të Kosovës që është involvuar me BIA-n serbe.
“Kemi njerëz në kuvend të përfshirë me BIA-n serbe, edhe AKI e di dhe prokuroria”.
“E dimë moti, sa njerëz, ndoshta me emër e mbiemër. Disa me emër, që janë pjesë të sistemit. E di për një anëtar të parlamentit që është punëtore i BIA-s. Me përgjegjësi të plotë që një anëtar i Kuvendit, që është pjesë I koalicionit… jam në gjendje t’i tregoj prokurorit. E di AKI, i kanë përgjimet. Është një fillim i demaskimit”, tha ai.
Gashi tha se deputeti apo deputetja nuk është nga nacionaliteti serb.
“Shpresoj që organet e sigurise e ndajnë edhe me ne këtë informatë këto ditë”, tha ai.
Gashi tha se është i bindur për atë gjë që e tha, madje theksoi se është i gatshëm të dëshmojë.