Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Ambasada italiane mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

 
   

Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për rizgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë.

Në urimin e ambasadës thuhet se “Caka është dëshmuar të jetë udhëheqëse e jashtëzakonshme, duke i uruar asaj të gjitha të mirat në përmbushjen në mandatin e saj të ri”.

Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja ka njoftuar se në seancën administrative të mbajtur më 05.06.2024, gjyqtarët e kësaj Gjykate e kanë rizgjedhur kryetaren aktuale edhe për një mandat të dytë.

Mandati i dytë në krye të kësaj Gjykate do të jetë 3-vjeçar.

Herën e parë, Caka-Nimani është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese më 17.05.2021.

Deri në emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka shërbyer si këshilltare e lartë ligjore dhe udhëheqëse e ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).