Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tha Vjosa Osmani negocioi lirimin e anëtarëve të BIA-s në Banjskë, reagon këshilltari i Presidentes ndaj Bedri Elezit

 
   

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi.

Elezi ka deklaruar sot se presidentja Vjosa Osmani ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s nga Banjska.

“Presidentja Vjosa Osmani, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e Banjkes”, tha Elezi.

Por për këtë këshilltari i Presidentes ka paralajmëruar padi, pasi siç e quan ai, është një gënjeshtër e pastër.

Kupina shprehet se deklarimet e tilla të pavërteta dhe skandaloze përbëjnë shpifje të rëndë dhe cenojnë kredibilitetin e shtetit dhe sigurinë kombëtare.

Reagimi i plotë:

Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.