Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga kjo prokurori, vepra është e sanksionuar me ligjin penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
I pandehuri akuzohet se rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e viktimave, Reshat Daçaj, Binak Daçaj e Fatmir Bojaxhiu.
I pandehuri është nën masën e paraburgimit. Çështja i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.