Presidentja Vjosë Osmani ka vizituar sot komunën e Drenasit. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se ka vizituar Drenasin e trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave që kanë sakrifikuar për lirinë.
Presidentja Osmani shkruan tutje se kjo komunë po dëshmohet si shembull i qeverisjes transparente dhe i fuqizimit të grave në vendimmarrje.
Postimi i plotë:
Vizita në Drenasin e trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave që kanë sakrifikuar aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot!
Komuna e Drenasit po dëshmohet si shembull i qeverisjes transparente dhe i fuqizimit të grave në vendimmarrje.
Faleminderitit Kryetarit Lladrovci dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit për mikpritjen e jashtëzakonshme!